Në një intervistë në “News24” gazetarja Anduena Llabani foli për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Llabani theksoi se zëvendëskryeministrja për situatë në të cilën ndodhet duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Gjithashtu ajo u shpreh se në rast se SPAK do të sfidohet edhe këtë herë mund të ketë edhe një ndërhyrje nga ndërkombëtarët. Më tej gazetarja Llabani shtoi se dosjet janë të hapura dhe skandalet janë ‘duke vluar’.
“Në çdo vend të botës një ministre apo zv/kryeministre duhet të jepte dorëheqjen. Nga informacionet që unë kam procesi ndaj Ballukut do të vazhdojë. Nëse do sfidohet edhe këtë herë SPAK dhe mënyra se si ka zgjedhur një ministre në fuqi, atëherë do të kemi ndërhyrje të ndërkombëtare. Di të them që pas Belinda Ballukut radhën do e ketë Gjykata Kushtetuese”, tha Llabani.
Më tej Llabani theksoi se është çështje kohe kur Balluku të jetë në bankën e të akuzuarve.
“Nuk bëjmë parashikime se nuk jemi fallxhor, por kur shoh çështjen dhe dosjet për Ballukun, nuk do të jetë e largët dita kur Ballukut do të ulet në bankën e akuzës, dhe kjo mbase nuk do të jetë për Shën Valentin, por nuk do te jetë e largët nga Shën Valentini.
