Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë arrestuar sot 8 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Mes tyre është kapur edhe një 46-vjeçar që shpërndante heroinë e tableta metadoni.

NJOFTIMI I PLOTË

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 15 tableta metadon.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Dedë Gjoluli”, ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. S. dhe i ka marrë me dhunë telefonin dhe një çantë me sendet personale.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit I. B., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dituria”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. O., 51 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Taks Forca, në disa ambiente banimi në pronësi të tij, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 43 vjeç, pasi në bulevardin ”Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip ”Fiat”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore, për të mos bërë testin e alkoolit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•A. Sh., 48 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

•Sh. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb