Shërbimet mjekësore të realizuara nga mjekë elitarë me eksperiencë ndërkombëtare duke sjellë diferencën në fushën e trajtimeve mjekësore në cdo specialitet kanë qenë dhe janë objektivi kryesor i Spitalit Hygeia. Kjo është edhe arsyeja që ky spital vazhdimisht bashkëpunon me mjekë specialistë ndërkombetarë sic është edhe rasti i Dr. Spyros Lazarou (Spiros Lazaru), kirurg plastik kraniomaksilofacial dhe rikonstruktiv i cili tashmë është pjesë e stafit të mjekëve të Spitalit Hygeia Tiranë.

“Jam dr.Spiros Lazaru, kirurg kraniomaksilofacial prej më shumë se 30 vitesh dhe kam ofruar shërbimet e mia në një serë institucionesh prestigjoze në Amerikë, Greqi, dhe prej shumë kohësh edhe në Shqipëri. Tashmë jam pjesë e Spitalit Hygeia. Sajë bashkëpunimit që kemi me ekipin e mjekëve specialistë në Amerikë, ne ofrojmë zgjidhje edhe për problemet më të vështira dhe mjaft specifike si fytyrën dhe kokën (kafkën), që jane zona mjaft komplekse të organizmit dhe për të cilat nevojitet kombinimi i disa specialiteteve.”

Dr.Lazarou është diplomuar me medalje nderi në Universitetin amerikan John Hopkins “, më pas është specializuar për kirurgji plastike & rikonstruktive në një prej dhjetë programeve më të mira amerikane ate të Norfolk, ndërsa specializimin për Kirurgji Kraniomaksilofaciale e ka kryer pranë Departamentit amerikan të Kirurgjisë Plastike, në Universitetin e Pitsburg-ut.

“Synimi ynë këtu në spitalin Hygeia është të krijojmë qendrën dhe ekipin e specialistëve për të trajtuar cdo problem mjekësor në moshat pediatrike, të cilat zënë edhe pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme të patologjive kranio-maksilofaciale që ne trajtojmë sic janë anomalitë kongjenitale (të lindura) sic janë deformimet e lindura të buzës që njihen edhe si buzë lepuri, palatoskisis që njihen me termin gojë ujku, pra kur fëmijët lindin me buzë dhe qiellzë të carë, si dhe probleme të tjera me skalpin dhe kafkën e kokës, gjithashtu ofrojmë edhe kirurgji të nofullës, indeve të buta, kirurgji rikonstruktive për riparimin e deformimeve komplekse të shkaktuara nga traumat, aksidentet apo edhe ato që shkaktohen nga sëmundje të rënda.”

Gjatë karrierës së tij të suksesshme mbi 30 vjecare në vende të ndryshme të botës ai numëron më shumë se 8.000 ndërhyrje kirurgjikale të realizuara. Dr.Lazarou aktualisht mban edhe postin e Shefit të Departamentit të Kirurgjisë Pediatrike Plastike dhe Kraniomaksilofaciale në Spitalin e Fëmijëve “IASO”, Greqi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb