Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, avokati Alban Duraj diskutoi draftin e fundit në Kodin Penal.
Ai theksoi se ndryshimi i fundit madhor ishte në vitin 1995, kur u futën vepra të reja si kontrabanda dhe prostitucioni. Sipas tij, kodet penale duhet të përgjigjen ndaj realiteteve të kohës, sidomos ndaj krimeve që kryhen me teknologji.
Megjithatë, ai u shpreh se disa dispozita të draftit të ri penal mund të cenojnë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe nuk janë formuluar siç duhet.
Avokati Alban Duraj: Ndryshimi i fundit në Kodin Penal ka qenë në vitin 1995. Në këtë vit u shtuan vepra si kontrabanda, shmangia e taksave, vjedhja me anë të mashtrimit, prostitucioni, që më herët nuk ishin, sepse ishin fenomene pak të njohura në komunizëm. Qëllimi është që me anë të dënimit penal, të arrihet riedukimi i personave dhe mbi të gjitha është riintegrimi në shoqëri, që këta persona të vijojnë një jetë normale, si gjithë personat e tjerë.
Sot ka një sërë veprash penale që bëhen me anë të teknologjisë, që kanë qenë të panjohura për vendin tonë dhe botën. Disa dispozita cenojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Shumë dispozita nuk janë formuluar siç duhet. Me kodin e ri, lehtësohen ata që ushtrojnë prostitucionin prsh, teksa ka dënim me gjobë. Mendoj se duhet parë dhe çështja që të mund të hapen dhe shtëpi publike.
