Partia Demokratike do të zhvillojë nesër në orën 09:00 mbledhje të Grupit Parlamentar.
Gazment Bardhi ka ndarë mesazhin, lidhur me diskutimet që pritet të trajtohen në këtë mbledhje, ku kryesisht fokusi do jetë tek seanca e njoftuar plenare.
Theksohet se PD do të jetë e pranishme në seancë e nesërme në Kuvend për Bordin e Paqes, siç nënvizon Bardhi “si një mbështetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale”.
MESAZHI:
Të nderuar kolegë,
Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar në seli, lidhur me seancën e sapo njoftuar plenare.
Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njëriu që nërçin e tij me SHBA dëshiron tia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbështetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.
