Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar gazetari Ilirjan Agolli i cili diskutoi pë draftin e Kodit të ri Penal dhe masat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në rastin e shkeljes së tyre.
Ai tha se duke u bazuar tek puna e tij si gazetar Kodi i ri Penal ka disa të panjohura.  Agolli shtoi më tej se është skeptik se nëse Shqipëria ka kapacitete për të bërë një kodifikim kaq voluminoz.

Gjatë fjalës së tij në studio, gazetari Agolli theksoi se masat e ndëshkimit të Kodit të ri Penal janë jopropocionale dhe se në Shqipëri mungon transparenca dhe gjithpërfshirja e e një projektligji.

“Për mua si gazetar në draftin e kodit të ri penal ka shumë të panjohura. Unë sinqerisht jam skeptik se nëse Shqipëria ka kapacitete për të bërë një kodifikim kaq voluminoz. Pikëpyetja është se kush e projektoi edhe kodin e ri penal. Unë mendoj se disa terma dhe koncepte janë evazive dhe të paqarta. Masat e ndëshkimit të kodit të ri penal janë jopropocionale.
Në Shqipëri mungon transparenca dhe gjithpërfshirja  në një projektligj.  Kodi Penal i çdo monarkie në botë shkruhet nga Ministria e Drejtësisë. Asnjë grup ekspertësh nuk e ka shkruar Kodin e ri Penal”, përfundoi Agolli

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb