Trilleri hakmarrës i regjisorit disident iranian Jafar Panahi, “Ishte vetëm një aksident”, fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë të shtunën, duke ia dhënë çmimin kryesor të festivalit një regjisori të cilit i ishte ndaluar të largohej nga Irani për më shumë se 15 vjet.

Pas çmimit që iu dorëzua nga aktorja e njohur Kate Blanchet, regjisori disident iranian Jafar Panahi u shpreh se “është koha t’u kërkojmë të gjithë iranianëve në mbarë botën: le t’i lëmë mënjanë problemet, dallimet, gjëja më e rëndësishme është liria e vendit tonë.”
“Kinemaja, nënvizoi ai, është një kompani, askush nuk ka të drejtë të na tregojë çfarë të bëjmë, çfarë jo”.
“Është vërtet e vështirë të flasësh: përpara se të them diçka, më lejoni të falënderoj familjen time për gjithë kohën që nuk isha me ta”, tha Panahi i emocionuar.
“Dhe pastaj të gjithë ekipin që më shoqëroi dhe më lejoi të realizoja këtë film me ta. Dhe gjithashtu falënderoj të gjithë ata që më shoqëruan në Francë për post-produksion dhe distributorin tonë ndërkombëtar. Nuk do të kishte qenë e mundur të realizohej ky film pa një ekip të përkushtuar.”
Regjisori e mbylli fjalimin e tij të shkurtër, por intensiv, duke falënderuar “Festivalin e Filmit në Kanë dhe të gjithë të pranishmit”.
(BalkanWeb)