Ernest Muçi do të jetë pjesë e listës paraprake të Shqipërisë për Euro 2024. Ka qenë klubi i Besiktas që në faqen zyrtare ka treguar lojtarët që janë grumbulluar nga përfaqësueset e tyre.

Sulmuesi Muçi, në 13 ndeshje me Besiktas ka realizuar 3 gola në kampionat, ndërsa ka qenë protagonist edhe në kupë. Shqipëria do të publikojë listën të hënën e 27 majit, me kuriozitetin që është i madh për zgjedhjet që do të bëjë trajneri Sylvinho.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb