Nuk kishte sesi të shkonte më mirë rikthimi në pistë për Lando Norrisin, me britanikun e MekLarenit që dominoi dje dy sesionet e lira në Holandë. “Ishte një ditë e mirë.
Makina u soll mjaft mirë dhe mendoj se kemi bërë disa përmirësime nga FP1 në FP2. Megjithatë, duket se edhe të tjerët kanë përfituar pak më shumë sesa do të kishim dëshiruar.
Aston Martin dhe sidomos Alonso, ishin të shpejtë si në FP1, ashtu edhe në FP2. Kështu që është një fillim i mirë, por gjithsesi më i ngushtë nga sa do të donim për momentin. Parashikohet shi për të shtunën dhe ka mundësi edhe për të dielën dhe do të kishte qenë mirë të bënim disa xhiro në pista të lagësht”, tha Norris.
