Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje administratës publike, ku tha se fillimisht edhe ai ka pasur shumë rezerva për to, madje kisha dyshime se si do të përballonte ajo “peshkaqenët” e BE.
Por sipas tij u deshën muajt e screening që të shihte se administrata nuk ishte problemi, por zgjidhja për një sërë problemesh.
“Qëllimi ynë si forca udhëheqëse reformës në drejtësi nuk është të bëjmë presion por të kërkojmë mirëkuptim për gjëra të domosdoshme. Askush nuk ka ngritur dhe nuk do të ngrejë asnjë pretendim që pengon hetimet. Është për të qarë kur paketohet si kërkesë për arrest me ca argumente që i thonë logjikës mbylle gojën se të futa brenda. Një kuturisje të marrë për të bërë kontrolle në vigjilje të Vitit të Ri. Duke etiketuar punonjës të administratës si të ishin organizatë kriminale dhe duke përcjellë në tërë tenxheret e Shqipërisë haberin që nuk ka asnjë të gëzueshme në një ditë të shenjtë ku tërë bota rri me familjet në shtëpi. Shteti ligjor nuk është antiligjor as për anti-kriminelët më të mëdhenj jo më për punonjësit e administratës. Duke i kërkuar të pranojë faje që nuk i ka bërë sepse duhet inkriminuar me patjetër dikush tjetër. Çfarë është ky hall që thirren njerëzit nga puna me tufa në orar të punës, dhe mbahen atje me orë të tëra pa pyetur ore keni ndonjë punë ju. Dhe thirren dhe kur duhet të jenë në krye të detyrës edhe në fronte emergjencash natyrore. E përsëris, unë kam pasur rezerve për administratën publike dhe ka qenë dhe unë viktimë e të njëjtit perceptim që psh, është për spitalet, ‘që sipas të cilit spitalet tonë të lënë të vdesësh po nuk dhe lekë.’ Këtë perceptim për administratës e kisha dhe unë të rezervuar për ta thënë me fjalë të buta, por edhe kaq të rezervuar e kisha kur thoja do t’i hapim negociatat, por si do e përballojmë ne me këtë administratë ata peshkaqenët atje që janë të rrahur dhe kanë negociuar me vende shumë më të mëdha se ne”, tha ai.
