Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi në një intervistë në emisionin “Oponencë”, foli për zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur tek, reforma në drejtësi, skandalet i dosjes së AKSHI-t si edhe afera e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Beci bëri një analizë të situatës, ndërsa paralajmëroi se politika duhet të bëjë kujdes kur të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor, pasi mund të përballet me revoltën e opinionit publik që ka krijuar besim te drejtësia.

“Politika, drejtësia, institucionet, është një trio që shpesh duket sikur konfondon njëra tjetër apo sikur bëhen bashkë njëra tjetrën. Ndërtuam një reformë në drejtësisë me idenë që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të shkonte në nivele të larta. Drejtësia e nxori zbuluar politikën. Politikës, nuk ka pse ‘t’i mbetet hatri’. Ato që kemi parë nuk mund të themi që kemi drejtësi të dirigjuar. Por duhet të ndajmë faktin që kemi një Prokurori dhe më pas shkojmë te Gjykata që duhet të vendosë vulën. Por politikës nuk po i pëlqen detyra që po ushtron pushteti gjyqësor. Pushtetit ekzekutiv do ta pengojë. Por në rast se opinioni publik ka krijuar besimin e plotë, pushtetet e tjera duhet të bëjnë kujdes. Sepse në rast se sulmon pushtetin gjyqësor duhet të bësh kujdes nga revolta që krijon opinionin publik karshi teje sepse opinioni do drejtësinë. Politika duhet t’i bëjë llogaritë mirë, para se të sulmojë atë pjesë të sistemit të drejtësisë që punon”, tha Beci.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: