Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot “21 janarin” .
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se edhe 15 vite pas asaj që e quan krim shtetëror, katër viktimat nuk gjejnë dot paqe pasi drejtësia nukë shtë vënë në vend.
“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
