Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me asambletë e PS në njësitë 7 dhe 10 në Kamëz, ka deklaruar se PS ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e operacioneve të ndërmarra nga drejtësia, megjithëse ka pranuar se ka pasur dhe gabime gjatë këtij procesi.

Ai e cilësuar këtë një praktikë të re që sjell dhimbje, por që është e nevojshme për të pastruar “tumoret” që ekzistojnë.

Rama theksoi se ndonëse ka pasur debate dhe vështirësi gjatë këtyre pesë viteve, është e rëndësishme të kuptohet se po bëhet gjëja e duhur, pavarësisht gabimeve që mund të kenë ndodhur gjatë këtij rrugëtimi.

“Duke i dhënë shpatën Zonjës së Drejtësisë, i ke hapur sytë që të shohë edhe qafën tënde. Se shpata është për t’u përdorur. PS ka ndikuar në organizmin për operacionet e drejtësisë. Sigurisht që në këto operacione ka dhe tumore për të pastruar. Siç ishte ajo historia që doktorët harruan çadrën në stomak. Ka gabime. Është praktikë e re. Është e dhimbshme të përjetosh gjëra që e kupton se janë gabim. Për pesë vite me radhë. Por me vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur. Kemi pasur shumë debate, shikoje se kjo bën muu, jo lëre kemi thënë”, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb