Disa të rinj në Durrës kanë gjetur një formë jo pak të zakontë për të protestuar për vrasjen e të riut Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se ata ishin nisur drejt Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë, duke mbajtur një arkivol të mbuluar me flamurin shqiptar në duar, ndërsa janë ndalur nga efektivët.

Mësohet se ata janë ndaluar në afërsi të rotondos, ndërsa në polici është shoqëruar kreu i FRPD-së në Durrës, Artjon Bajrami mes shumë debateve. Të rinjtë pohuan se zgjodhën që të protestonin me një arkivol për të treguar simbolin se ‘Drejtësia ka vdekur’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb