Nga Genc Burimi
Lajmi është sensacional! Ndoshta unik në historinë e drejtësisë së re shqiptare! Mbi 30 persona në arrest me burg dhe arrest shtëpie në kuadrin e mega skandalit të kontrabandës së mijëra tonëve mbetje të rrezikshme që kompania Kurum i nisi nga porti i Durrësit drejt Tajlandës më 2024.
Kush e lejoi një çmenduri të tillë? Afërmendsh, ndërmjet të arrestuarve ka jo vetëm përfaqësues të firmës private Kurum, por edhe plot perfaqesues “shtetërorë”, shtatë nga administrata e Portit të Durrësit dhe shtatë nga ajo e “Mjedisit”.
Të krijohet kështu iluzioni se drejtesia s’të fal kushdo që të jesh. Për me teper qe ndermjet te arrestuarave ka dhe gra nena femijsh te cilat përfundojnë në burg ose arrest shtepie pa gjyq. S’ka pse ankohet Prestigj Resort qe u rrafshua pa gjyq nje dite fund jave te paqshme me shume turista brenda. S’ka pse ankohet as Ilir Meta qe eshte ne biruce pa gjyq e aq me pak Erion Veliaj qe vete e ka duartrokitur me te dyja duart kete drejtesi popullore dhe mediatike perpara se kjo t’i binte dhe atij zverkut.
Por fakteqësisht, si në çdo teatër iluzionesh e gjitha kjo që po ndodh me arrestimet në kontrabandën e mbetjeve nga Porti i Durrësit është sa për konsum publik.
Po t’i analizosh gjërat më nga afër, rezultojnë dy fakte edhe më skandaloze se vetë skandali që po hetohet.
Çështja shumë e rëndë, ndonëse në grup të organizuar per nga numri i larte i arrestimeve, eshte marre paradoksalisht nen hetim jo nga Spak por nga Prokuroria “normale” e Durrësit e cila, nuk është sekret për askënd, ka mjete dhe burime njerëzore shumë më të kufizuara se SPAK. Sa serioze është ky vetë-menjanim i SPAK-ut?
Por situata behet edhe me cinike kur drejtesia e Durresit i tregon pameshirshem dhembet deri ne arrestim si drejtoreshes aktuale te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ashtu dhe ish-drejtoreshes se ketij insititucioni te larte shteteror.
Nderkaq, vete ish-ministrja e Mjedisit ne momentin e kontrabandes me mbetjet e Kurum-it, znj. Mirela Kumbaro (sot Ministre e Arsimit), jo vetëm qe as nuk mund te imagjinohet që të arrestohet si ish-varteset e saja, por kjo drejtesi as ne pyetje nuk guxon ta marre Kumbaron.
Sigurisht, është me kollaj për Prokurorinë të çojë prapa hekurave ose në arrest shtëpie, “peshq të vegjël”, dy zonja drejtuese ose ish-drejtuese dikasteri mjedisi si Marjeta Përlala apo Arta Dollani, plus shtatë zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie, sesa ish-shefen e madhe, ish-ministren e tyre që pa dyshim nuk ishte në dijeni për asgjë. Dallimi është se këtë të fundit e mbron personalisht Edi Rama, ai që kur nuk është i kënaqur nuk heziton të kërcënojë drejtësinë të cilës i ka në dorë mjetet e punës dhe rrogat…
E njëjta situatë edhe në Portin e Durrësit. Është me kollaj për Prokurorinë e Durrësit të çojë prapa hekurave ose në arrest shtepie, “peshq të vegjël” si dy inspektorë të Autoritetit Portual dhe nja pesë nëpunës të Doganës së Durrësit, se sa të marrë në pyetje ish-drejtorin e Përgjithshëm të Portit, Pirro Vengu (sot ministër i Mbrojtjes), apo ministren që e emëroi dhe që e kishte nen varesi ne momentin e skandalit të mbetjeve të Kurumit, një farë Belinda Balluku…
Asnjëherë Lafonten, autori më i madh në botë në historinë e fabulave s’ka qene me aktual sesa sot ne aktualitetin shqiptar: “sipas fuqise dhe pushtetit që ke e që gëzon, drejtesia te le te lire ose të copëton…”
