Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për 21 janarin duke deklaruar se qeveria nuk mund të bëjë drejtësi pasi s’mund të fusë në burg autorët e 4 viktimave ehde pse u panë me armë në dorë.

Sipas Ramës, duhet besimi se drejtësia do të vendoset për ’21 janarin’, edhe pse e munguar deri më tani prej 10 vitesh.

Rama pati dhe një mesazh për gjyqtarët sipas të cilit ‘vranë për herë  të dytë’ viktimat e 21 janarit, duke shtuar se do të përgjigjen një ditë.

 

”Dy persona të evidentuar si persona që kanë qëlluar, kanë vrarë, konsiderohen nga Gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nuk e njihnin asnjërin prej viktimave. Nuk kanë pasur bashkëpunime me persona të tretë.

Këta persona nuk kanë dashur të vrasin, por nga vetbesimi i tepruar kanë krijuar viktima. Njësoj si terroristët që nuk njohin viktimat, kur vënë një bombë në një stacion.

Njësoj si terroristët që nuk bashkëpunojnë me palë të treta, por kanë një vetbesim për rend të ri botëror. Dhe janë të pafajshëm. Ky ësthë absurdi i jetës reale të organizmit të sistemit të drejtësisë që jemi përballur dhe vijojmë të përballemi nga pozicioni që na takon, i pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë. Nuk janë fjalë që i përkasin një leksioni akademik. Përkundrazi janë fjalë që përpiqen të tonë, se në këtë 10-vjetor si drejtësi e munguar ende, së pari ka arsye që lidhen me zgjedhjen që kemi bërë. Duke vendosur të kalojmë nga një regjim totalitar, në sistem demokratik.

Dhe është gjithmonë raport i vështirë në sistemin demokratik, raporti mes së mirës dhe së keqes. E mira nuk mund të marrë mjetet e të keqes për të luftuar të keqen. E keqja është një hap përpara derisa goditet nga drejtësia, jo politika, nga gjykatësit jo nga politikanët.

Nuk jemi në 1945, dhe s’mund t’i kërkohet as qeverisë as shumicës parlamentare, as partive në pushtet që të fusin njerëz në burg edhe kur ata janë njerëz janë parë me armë në dorë duke vrarë njerëz.

Sepse këtu ndahet kufiri mes demokracisë, dhe çdo forme tjetër.

Bëjmë një hap të rëndësishëm jo formalisht, duke i vendosur të katër të rënët e ’21 janarit’ aty ku ata e kanë vendin, besuan të drejtat dhe liritë e tyre, dhe protestuan për to. Nga ana tjetër pavarësisht se në këtë moment nuk ka shumë për të dhënë për rezultatin përfundimtar. Ndjehem krenar që ka shumë për të thënë rezultatin përfundimtar, që është krijimi i një sistemi drejtësie që bën drejtësi, dhe ndarja përfundimtare e drejtësisë nga të qenit mall që blihet e shitet. Nëse e sotmja emocionet, dhe gjithë ngarkesën e halleve të përditshme nuk i jep kësaj force shumice, të gjitha kreditet e hapjes së pusetave hermetikisht, nëntokës, kutisë së Pandorës, e nesër s’ka asnjë diskutim që do vulosë si rol historik gjithçka që ne kemi bërë e kur bëjmë qysh se kemi hapur kapitullin e pastrimit të sistemit të drejtësisë.

E fundit unë gjithsesi ndjehem mirë edhe për një fakt tjetër se ne nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë më shumë, kemi bër gjithçka për mos i lënë vetëm të afërmit, familjarët dhe të gjithë fëmijët e të rënëve të 21 janarit. Çka na jep atë lehtësimin e nevojshëm për të qenë përpara kujtimit të tyre jo me kokën ulur për këtë pjesë. Nuk jemi ende me kokën lart përderisa i gjithë ky proces nuk ka përfunduar, dhe për sa kohë ka ende llum për të pastruar, dhe ata që janë pastruar nga sistemi ende s’kanë dhënë llogari. Por patjetër që mund t’i shohim në sy për gjithçka që na është dashur të bëjmë, për të gjithë familjet e tyre. Sot ne dorëzojmë familjeve simbolin e ‘’Dëshmorit të Atdheut’’ për të dashurit e tyre, dhe jam i bindur prania e atij simboli në të 4 shtëpitë do të jetë një pikë e dukshme referimi për vështrimin e fëmijëve kur të mendojnë për prindërit e tyre, jo vetëm në sensin e vlerësimit, por besimit. Që drejtësia do e bëjë të sajën, dhe ata që i vranë për herë të dytë, dhe i vranë në bashkëpunim me nëjri-tjetrin me palë të treta, të veshur nën togën e zezë të gjykatësve të përgjigjen. Do përgjigjen siç do përgjigjen të gjithë gjykatësit të angazhuar fort që ta bëjnë 25 prillin referendum kundër qeverisë, si udhëheqësi i referendumit.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb