Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar me Kryesinë e PL në Durrës.

Në një status në “Facebook”, Meta shprehet se programi i Igli Carës i jep zgjidhje problemeve të rënda, duke shtuar se modeli bashkëpunues që ai sjell është modeli që i ka munguar bashkisë së Durrësit deri më sot.

STATUSI:

Kënaqësi të kishim të ftuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë të Lirisë në Durrës edhe Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë, z.Igli Cara.

Programi i Igli Carës u jep zgjidhje problemeve të rënda që janë pasojë e një drejtimi të dështuar 23-vjeçar të këtij qyteti me potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.

Modeli bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, që sjell Igli Cara, është pikërisht ai që i ka munguar Bashkisë deri më sot.

Asgjë nuk do të bëhet fakt i kryer me arrogancë por vendimet do të konsultohen me grupet e interesit, ekspertët më të mirë të qytetit dhe komunitetin.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb