Milan harron të gjithë “hallet” për një moment, Stefano Pioli duartroket djemtë e tij për paraqitjen e bërë përballë Tottenham: “Ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç e prisnim, Zhvilluam ndeshjen që duhet të bënim, me vendosmëri dhe më shumë punë në grup. Ishte një ndeshje e luftuar me shumë aspekte pozitive, por mund të shënonim ndonjë gol më shumë me De Ketelaere dhe Thiaw, por edhe ata na vendosën në vështirësi, mbi të gjitha me topa të ndalur.

Ky ishte vetëm hapi i parë, i dyti do të jetë më i vështirë, por kjo paraqitje na jep më shumë besim. Kemi kaluar një muaj të vështirë, por jam i bindur se drejtoj një grup special”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

Antonio Conte, trajneri i Tottenham, shprehet i bindur se asgjë nuk përfundoi në “San Siro”, ishte vetëm ndeshja e parë: “Ishte një sfidë me shumë intensitet, e ekuilibruar dhe mes të barabartësh. Bëmë një gabim në golin e pësuar pas vetëm 5 minutash, në atë rast mund dhe duhet të bënim diçka më shumë. Gjithsesi, ky ishte vetëm raundi i parë, i bëj komplimente Milanit, tani nisen me një avantazh, por asgjë nuk ka përfunduar”, theksoi Conte pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb