Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kanë drejtuar automjetet në gjëndje të dehur, ku njëri prej tyre ka humbur kontrollin dhe për pasojë është vetëdëmtuar.
Njoftim:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-E. D., 53 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë është vetëdëmtuar;
-A. L., 32 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
