Tre shtetas janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet në gjëndje të dehur.

Gjatë kontrollit fizik Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë sekuestruar një mjet prerës tek njëri prej shtetasve.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe Krujë arrestuan shtetasit:

L. K., 47 vjeç, pasi në Fushë Krujë, u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

D. H., 30 vjeç, pasi në Kamëz, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një pemë;

A. T., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb