FIER

Dy shoferë janë arrestuar në Lushnje dhe një tjetër është proceduar në Fier pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

Në Lushnje janë arrestuar Xh.H., 24 vjeç tek rrethorrotullimi i Grabianit dhe një tjetër 42- vjeçar në Golem.
Kurse në Fier është proceduar penalisht N.Ç, 45 vjeç nga Tirana.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kontrolle nga Policia Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si edhe procedohet penalisht një tjetër pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

•Xh.H., 24 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur  “Rrethrrotullimi i Grabianit”, Lushnje, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”.

•A.B., 42 vjeç, banues në Golem, Lushnjë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Ford Fokus”, në gjendje të dehur.

•Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi N.Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkolit automjetin tip “Ford”.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb