Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi u kap në Shijak duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

“Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak, automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: