Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu gjatë kontrollit, 25-vjeçarit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar kokainë.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
