Personi që shihni në foto është biznesmeni Artur Koçeku, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Koçeku rezulton sipas SPAK-ut të jetë një nga drejtuesit e grupit kriminal të trafikut të drogës, që pastronte para duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Mësohet se Luçiano Koçeku alias Artur Koçeku jeton në Dubai.
Po ashtu Koçekut i janë sekuestuar miliona euro pasuri, llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme.
Kujtojmë se SPAK lëshoi 20 masa sigurie, ndërsa për 15 persona u caktuan ‘arrest me burg’ dhe për 5 ‘arrest shtëpie’.
