Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, ku një automjet me drejtues shtetasin Kleo Malja, 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Nazif Zeneli 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se viktima ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur për vdekje nga automjeti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedur
Krujë/Informacion paraprak.
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
