Prokuroria ka vijuar hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më 22 shkurt 2025 në Kamëz, ku një automjet u qëllua me armë zjarri. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17-vjeçar nga Kamza, i cili dyshohet të ketë drejtuar automjetin nga i cili është bërë qëllimi me armë në drejtim të një automjeti tjetër.
Hetimet kanë zbuluar se ky shtetas, për të mbuluar autorësinë e ngjarjes, ka dhënë një deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore, i nxitur nga të tjerë që janë të përfshirë në këtë incident. Po ashtu, ai është akuzuar për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, deklaratë të rreme para oficerit të policisë gjyqësore dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.
Për këtë ngjarje, po punohet për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim, ndërkohë që materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.
Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)
