Një shtetas amerikan është arrestuar nga policia shqiptare pasi drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur. Sipas burimeve, të dielën është arrestuar nga policia 55-vjeçari amerikan Marcel Miller.
Ai është vënë në pranga nga blutë e komisariatit numër 2, pasi është konstatuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa sot pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
