Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi u zbulua se ai po përqafonte menaxheren e burimeve njerëzore të kompanisë në një ekran të madh në një koncert të Coldplay, duke shkaktuar një trazirë në internet, raporton New York Post.
“Siç u tha më parë, Astronomer është i përkushtuar ndaj vlerave dhe kulturës që na kanë udhëhequr që nga themelimi ynë. Udhëheqësit tanë janë të thirrur të vendosin standardet si për sjelljen ashtu edhe për llogaridhënien, dhe kohët e fundit, këto standarde nuk janë përmbushur”, tha kompania në një deklaratë. “Andy Byron ka paraqitur dorëheqjen e tij dhe Bordi i Drejtorëve e ka pranuar atë.”
E gjitha filloi pasi marrëdhënia e tij e paligjshme me një kolege u zbulua në një koncert të Coldplay.
Çifti i paligjshëm u tradhtua kur u shfaqën të përqafuar në kamerën e grupit. Pasi panë imazhin e tyre në ekranin gjigant në stadiumin e mbushur plot me njerëz të Bostonit, CEO e kompanisë dhe drejtuesja e Burimeve Njerëzore, Christine Cabot, u përpoqën në panik të fshiheshin nga kamera.
Momenti u kap dhe videoja u bë virale, duke mbledhur mbi 80 milionë shikime në TikTok.
Kompania konfirmoi të premten në platformën e saj X se CEO Andy Byron është lënë në pushim, me bashkëthemeluesin dhe Drejtorin Kryesor të Produkteve Pete DeJoy që do të marrë detyrën si CEO i përkohshëm.
Astronomer sqaroi gjithashtu se Andy Byron nuk ka lëshuar asnjë deklaratë personale, duke mohuar postimet që i atribuohen atij. Gjithashtu theksoi se në video nuk shfaqen punonjës të tjerë të Astronomer.
@instaagraace trouble in paradise?? 👀 #coldplay #boston #coldplayconcert #kisscam #fyp
