“Të treja ekipet janë kompetitive për të fituar Kupën e Shqipërisë, ndeshja e parë jemi udhëtues por ndonjëherë është më mirë. Kemi bërë paraqitje të mira me Vllazninë, mendoj që të shkojmë deri në fund dhe të fitojë më i miri. Në këtë periudhë ka shumë ngarkesa të kampionatit, ka shumë ndeshje, por numrin e kemi, është çështje mentaliteti, nëse hyjmë në ndeshje me mentalitet fituesi gjithçka shkon më mirë.

Nuk ka ndeshje të lehta, i bëjmë ndeshjet e vështira ose të lehta vetë, vijmë nga një trazicion rreth 14 vjet pa qenë në Kupat e Europës, prandaj them që çdo gjë e kemi vetë në dorë. Tranzicioni ka qenë shumë i gjatë, investimet janë bërë shumë të mëdha, mbështetja është e madhe nga presidenti Bardhi. Çdo gjë është e mundur dhe luftojmë për trofe”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: