Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, ka bërë të ditur se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.

Në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Klug fillimisht ka publikuar fotografi të nisjes së vaksinës për shtetin e Bosnje Hercegovinës.

Por, pastaj është pyetur nga një komentues se kur do të dërgohen vaksinat në Kosovë. Përgjigja e tij ishte e shkurtë “Nesër”. Duhet theksuar se vendet e rajonit tashmë kanë nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit. Vetëm Kosova ende nuk ka siguruar asnjë vaksinë kundër sëmundjes COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb