Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

Mësohet se emri i propozuar nga ministri Manja është ai i Klevis Qoses.

“Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites ka emëruar z. Klevis Qose, Drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka dhënë miratimin e tij pasditen e sotme në përgjigje të propozimit të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja për emërimin e Klevis Qoses në krye të drejtorisë së Shërbimit të Provës sipas burimeve të BalkanWeb.

Klevis Qose deri sot ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, detyrë të cilën e ka mbajtur prej dy vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb