Drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha, teksa u takua sot me tregtarë të vegjël. Ai dëgjoi shqetësimet e Adelajdës, e cila së bashku me të motrën vazhdojnë studimet e larta.
Ato rrëfyen se shpenzimet nga dyqani i tyre familjar nuk janë të mjaftueshme, ndaj thanë se ndihmë kanë të ardhurat të cilat sigurohen nga babai në emigracion.
“Nëna është e papunë pasi prej 6 muajsh PS e largoi nga puna si edukatore”, tha Adelajda.
Flamur Hoxha e siguroi se programi i Partisë Demokratike i kushton vëmendje të veçantë studentëve në familje me të ardhura nën 650 mijë lek në muaj.
Ai u takua edhe me banorë të cilët prej vitesh ushqehen me borxhe dhe lista në dyqane.
Një tregtare e vogël në Kukës tregon se biznesi i saj ndodhet në vështirësi dhe nën presionin e taksave, teksa e kundërta ndodh me biznese të cilat kanë mbështetjen e pushtetit dhe sipas saj punojnë pa liçensë.
Flamur Hoxha i siguroi ata se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike klima e biznesit në Kukës dhe mbarë vendin do të ndryshojë, falë taksës së sheshtë.
“Shqipëria do të fitojë dhe ekonomia do të fitojë”, tha Flamur Hoxha.
(BalkanWeb)
