Drita dhe Shkëndija do të përballen në “Fadil Vokrri” këtë të enjte, në ndeshjen e vlefshme për Conference League.

Deri më tani, skuadra shqiptare e Superligës së Kosovës ka grumbulluar 5 pikë dhe është në vendin e 13-të.

Në krahun tjetër, ekipi shqiptar që zhvillon garat në Maqedoninë e Veriut, është në vendin e 21-të dhe ka 4 pikë.

Kjo ndeshje mbetet e veçantë, pasi zhvillohet pikërisht pak para Ditës së Pavarësisë.

Sfida do të gjykohet nga danezi Mikkel Redder.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb