Drajneri i Dritës, Zekerija Ramadani, bëri komentin e tij pas humbjes 2-3 përballë Celje, në takimin e parë të play off të Conference League.

“Të mos të harrojmë që Drita është kampione aktuale dhe kampionia nuk dorëzohet asnjëherë. Karakteri i lojtarëve është shumë i fortë. Ishim të kujdesshëm që të mos lejojmë kundërshtarin të krijojë ndonjë rast. Golat erdhën nga goditjet nga këndi. Por kjo u ndodh edhe skuadrave të mëdha”.

“Për t’u përshëndetur është guximi në pjesën e dytë. Kjo u shpërblye. Në pjesën e dytë kishim paraqitje të mirë, edhe pas rezultatit 2:2 kishim rast të mirë. Por kjo na jep motiv për ndeshjen e dytë. Duhet të jemi më të guximshëm dhe të marrim rrezik më të madh. Duhet besuar sepse mund ta dërgojmë ndeshjen në shtesë dhe të fitojmë”.

“Besuam kur ishim 0:2 dhe ndeshja përfundoj në 2:3, kjo tregon se besojmë. Deri në fund ishim agresiv dhe kishim mundësi në disa  raste. Ndoshta nuk kishim shumë fat, shpresoj fatin ta kemi në ndeshjen e kthimit. Shpresoj që ekipi do të shfaqet edhe më i rrezikshëm”.- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb