Ish-ushtaraku i Lartë, Dritan Demiraj deklaroi se teknologjia ushtarake amerikane është e pasfidueshme.

Në emisionin “Oponencë” në News24, Demiraj analizoi luftën e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, duke shpjeguar se Irani mjetet ushtarake i ka në tunele në një thellësi që e bën të pamundur për t’u shkatërruar.

“Duhet ta themi, teknologjia ushtarake amerikane është e pasfidueshme. E ka treguar këtë, por sigurisht që çdo superfuqi ka kufijtë e veta, sepse lufta zhvillohet shumë mijëra kilometra larg. Në këtë këndvështrim, bazuar në mësimet e nxjerra nga konflikti i vitit 1988, Irani në bashkëpunim me Korenë e Veriut, bazuar edhe në mësimet e nxjerra nga rënia e qeverisë së Sadam Huseinit, filluan të krijojnë një strategji dhe doktrinë ushtarake asimetrike, e bazuar në një luftë asimetrike dhe jo konvencionale. Strategjia dhe doktrina ushtarake e Iranit bazohet në përdorimin e forcave të marinës dhe bllokimin e Hormuzit përmes një sistemi shumë të sofistikuar, i cili, edhe pse nën dy konflikte të qershorit dhe tani, vazhdon të projektojë fuqi të paimagjinueshme. Së dyti, nëpërmjet raketave antianije, nëpërmjet strukturave të Gardës Revolucionare të forcave detare të cilat janë krejt ndryshe nga komanda e forcave detare iraniane. Së treti, komanda e hapësirës e cila përbëhet nga 21 brigada të raketave balistike, hipersonike, të ndara në 42 lokacione dhe secili nga këto 42 lokacione, të cilat unë i kam analizuar me hartat në detaje më të vogël, janë të ndara në 10-15 të tjera të tunelizuara”, tha ai.

Demiraj më tej theksoi se sasia e raketave balistike, qofshin këto fatale, fillojnë që nga distanca 1000-1500 km deri në minimalisht deri  në 3000-3500 km.

“Sasia e raketave balistike, qofshin këto fatale, fillojnë që nga distanca 1000-1500 km deri në minimalisht deri  në 3000-3500 km. Edhe sasia e dronëve, e cila përdoret sot nga Irani, është shumë i sofistikuar dhe përsëri, bazuar në mësimet e nxjerra të konfliktit 12 ditor. Bazuar edhe në strategjinë ushtarake të forcave iraniane të cilat gjëja e parë që kanë shkatërruar gjatë 2-3 ditëve të para kanë qenë radarët amerikanë, imagjinoni një radar më i sofistikuari në botë me vlerë, 1.2 miliardë dollarë shkatërrohet me një dron rreth 25 mijë dollarë”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb