Premier League merr “dritën jeshile” nga qeveria angleze dhe përgatit rikthimin në fushë për të mbyllur sezonin. Menjëherë pas këtij vendimi, Federata dhe Liga kanë përshpejtuar aksionin e tyre, ndërsa në fundjavë do të publikohet edhe protokolli i sigurisë, pas mbledhjes të programuar ditën e premte mes përfaqëuesëve të qeverisë, atyre të klubeve dhe autoriteteve sanitare.

094008193 5c3a7350 9642 4f6d 8595 E7dd982b33f4
094008193 5c3a7350 9642 4f6d 8595 E7dd982b33f4

Objektiv është rinisja e kampionatit më 9 qershor, pas tre javësh stërvitje. Kur mbeten edhe 92 ndeshje Premier League shpreson të kompletojë kampionatin në fund të muajit korrik. Në pritje të protokollit zyrtar, e sigurt është që sfidat do të luhen pa tifozë dhe në masa të rrepta sigurie dhe sanitare. Distancimi social, testet dhe igjenizimi i ambjenteve, janë vetëm disa nga detajet që duhet të respektohen nga skuadrat.

Ndërkohë, menjëherë pas “hapjes” së qeverisë për rinisjen e futbollit në Angli, tre skuadrat e Premier League, Arsenal, West Ham dhe Brighton janë kthyer në stërvitje edhe pse duke limituar numrin e lojtarëve në sesione të shkurtra personale. Pas dy muajsh pushim, skuadra tjetër që nga dita e sotme nis stërvitjen është Tottenham i Jose Mourinho.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb