Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, luajti në ndeshjen e tij të parë që kur u diagnostifikua me kancer në testikuj.
Ish-sulmuesi i West Ham u largua nga kampi i stërvitjes së ekipit nga Signal Iduna Park në fillim të verës së kaluar pasi mjekët mësuan se lojtari kishte tumor në testikuj. Ky lajm i keq erdhi menjëherë pas marrëveshjes prej 28 milionë funtesh që lejoi kalimin e tij nga Ajax në Gjermani.
Që atëherë, ai i është nënshtruar dy operacioneve dhe kimioterapisë përpara se t’i jepet leja për t’u rikthyer në stërvitje në fillim të vitit 2023. Gjashtë muaj pas lajmit tronditës, Haller u rikthye në fushën e blertë në një miqësore kundër Fortuna Dusseldorf.
Sébastien Haller has just made his return to the pitch for Borussia Dortmund after his testicular cancer diagnosis back in July.
He had two surgeries since his diagnosis to treat the tumor.
Amazing ?
(via @BVB) pic.twitter.com/CEpKZslSbn
— ESPN FC (@ESPNFC) January 10, 2023
(BalkanWeb)
