Historia e Italisë nuk vdiq me eliminimin nga Suedia dhe kjo është e sigurtë. Tani më shumë se kurrë është koha për revansh dhe trajneri i ri që do ta drejtojë ekipin deri në qershor ka në mendjen e tij dy pika referimi.

I pari është Gigi Buffon për të cilin të gjithë janë dakord pasi një si ai nuk e meriton atë fund, me lot. Por për rindërtimin e kombëtares së Italisë do të duhet të shfrytëzohet çdo burim i mundshëm. Simboli kësaj dëshire për revansh mund të jetë pikërisht Mario Balotelli. Dy lojtarë të ndryshëm dhe shumë “larg” njëri-tjetrit, të cilët mund të takohen përsëri në kombëtare, 4 vite pas dështimit në Brazil. Ajo që nuk ka ndodhur me Conte-n dhe Ventura-n, mund të ndodhë me Di Biagio-n, i sapo emëruar te Italia.

Sulmuesi 27-vjeçar po kalon sezonin e tij më të mirë me Nice: 19 gola në 25 ndeshje, një rekord në 11 sezonet e karrierës së tij të mbushur me mijëra premtime të pa mbajtura. Ka fituar shumë trofe, por asnjëri nuk ka qenë më të vërtetë i tiji, ndërsa me kombëtaren ka luajtur 33 ndeshje, në të cilat ka realizuar 13 gola. I fundit ka ardhur pikërisht kundër Anglisë, në Manaus, ai që gënjeu italianët se mund të befasonin në Botëror, më 14qershor 2014.

Pas gjithë kësaj periudhe duket se ka dritë në fund të tunelit për “super-marion”.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb