NGA KLODIANA HAXHIAJ
DURRES- Skandali pas skanerit edhe policia e qentë antidrogë e konstrrolluan trajlerin me 1.6 ton drogë që u kap në Bari. Policia ndalohen dy inspektorët e skanerit, lejuan 1.6 ton drogë të kalonte drejt Italisë. Burimet , jo vetëm dogana por edhe policia e kufirit, kontrolloi trajlerin e drogës. Qentë e antidrogës, në policinë e kufirit, nuk e zbuluan 1.6 ton kanabis midis druve.
Fakte të reja kanë dalë në dritë, pas arrestimit të dy inspektorëve të skanerit në Portin e Durrësit, të cilët akuzohen si përgjegjës direkt të kalimit nga Porti i Durrësit të sasisë prej 1.6 ton kanabis të sekuestruar në Bari.
Trajleri u kontrollua edhe nga inspektorët e Policisë Kufitare në vijën e dytë, para se të imbarohej në traget, madje u përdorën edhe qentë antidrogë, por sasia e madhe nuk u pikas nga askush.
Policia e Durrësit gjatë ditës së sotme ka dalë me një deklaratë për mediat ku bën me dije se nga veprimet e para hetimore rezultoi se para se të kalonte në Portin e Durrësit, mjeti ishte skanuar nga Shoqëria “Rapiscan S2 Albania” që merret me skanimin e automjeteve në Portin e Durrësit.
Përgjegjës janë dy punonjës, të cilët edhe u ndaluan, konkretisht: Fatjon Trezhnjeva 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Edmond Hysko, 42 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e mësipërm nuk kanë bërë asnjë lloj sinjalizimi, megjithëse gjatë skanimit është vërejtur qartë që në mjetin me targa AA 292 JY dhe rimorkion me targa ACR 715 ka patur dy lloje ngarkesash.
Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vijon hetimet për zbulimin e personave të tjerë përgjegjës në trafikimin e kësaj lëndë narkotike. Por burime konfidenciale kanë bërë me dije për “News 24” se pas daljes nga skaneri, trajleri i është nënshtruar të gjitha procedurave dhe praktikave standarde nga Dogana dhe Policia Kufitare.
Trajleri është kontrolluar nga inspektorët e policisë së Portit, edhe me qen antidrogë, por qentë nuk e kanë pikasur drogën. Sipas burimeve droga ka qenë e paketuar në mënyrë të mirë, dhe e lyer nga jashtë me mastiç që të mos ndjehej aroma e kanabasit. Por këtu ka mjaft dyshime, sepse policia e Durrësit, nuk ka ndaluar asnjë prej punonjësve të turnit, të cilët bënë praktikën e kontrollit para se trajleri të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
(el.sp/BalkanWeb)
