TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me kapjen e 5 ton kanabis në Itali si dhe arrestimin e 10 shqiptarëve. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha thotë se kanabisin e nisi Policia e Vlorës, ose ish-shefi i antidrogës, aktualisht komandanti i patrullave të Vlorës, Adrian Liçaj.
Berisha shton mes të tjerash Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit në vitin 1997, është emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku.
Por sipas verifikimeve të bëra nga gazetari ynë në Vlorë, personi të cilit i referohet Berisha nuk është i njëjti me atë të arrestuar sot në Itali, pavarësisht se kanë të njëjtin emër.
Adrian Liçaj, 49 vjeç është aktualisht komandant i patrullave të Policisë së Vlorës, ndërsa Adrian Liçaj, i arrestuar sot në operacionin e policisë italiane është 51 vjeç.
Madje për të njëjtën çështje 4 vite më parë, zyrtari i policisë Vlorë çoi në gjyq Partinë Demokratike, pas akuzave ndaj tij.
MESAZHI I BERISHËS
Gjirizi i Narkoshtetit të Noriegës shpërthen në Itali!
5 tonelata kanabis që u kapën në Itali i nisi policia e Vlorës, konkretisht
– ish-shefi i antidrogës të Vlorës
– aktualisht komandanti i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj
Te dashur miq, 5 tonelatat e droges qe u kapen sot ne Itali jane nisur nga narkopolicia e Vlores, konkretisht Ish-shefi i Antidrogës në Vlore aktualisht shef i patrullave te Vlores, Adrian Liçaj i arrestuar ditën e sotme në Itali si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Liçaj ka qene badiguard i Zani Çaushit ne vitin 1997, eshte emëruar në 2014-ën në pozicionin e lartë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Trafiku, u denoncua nga Kryetari i grupit Parlamentar te PD Edi Paloka si ish badiguard i Zani Çaushit.
Pak kohe me pare u lirua nga detyra por pasi pagoi u pranua serish ne polici si komandant i patrullave te Vlores. Ketu me poshte keni emrat e bandes shqiptare te trafikut te 5 tonelatava droge nga narkopolicia e narkoshtetit. sb
Shqiptarët e arrestuar sot janë:
Indrit Buja, alias Andrea, shqiptar
Elvis Hajdini, 25 vjeç, nga Vlora.
Shefik Muho nga Vlora
Vladimir Leskaj, 51 vjeç nga Vlora
Adrian Licaj, 51 vjeç, shqiptar
Vilson Nelaj, 32 vjeç, shqiptar
Astrit Paskali, 45 vjeç, shqiptar
Alban Sinani, 35 vjeç, shqiptar
Gentian Sulejmani, 41 vjeç, shqiptar
Luan Tahiraj, 39 vjeç, shqiptar

(ed.me/BalkanWeb)
