Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy personat e arrestuar me 7.3 kilogram kokainë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Para hetuesve Arjan Doçi, 39-vjeçari i arrestuar për tentativën e trafikimit të 7.3 kilogramëve kokainë drejt Anglisë me një automjet furgon të agjencisë së udhëtimeve “Bledi Trans”. Ai ka treguar se e bën prej vitesh rrugën Shqipëri-Angli dhe anasjelltas, por kjo ishte hera e parë që merrte drogë.

Doçi ka deklaruar se kokainën e kishte marrë nga një person në Tiranë, por që nuk e dinte identitetin dhe kishte pranuar ta dorëzonte në Angli sipas koordinatave që ai i kishte dhënë.

Arjan Doçi dhe Mentor Çuni janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb