Janë identifikuar 4 shqiptarët që kanë mundur të arratisen nga burgu në Hania të Greqisë.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë të ditur se një prej të arratisurve është Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli. Ai është dënuar në vitin 2016 dhe nën akuzat e “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekjen”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim arme.

Ai u arrestua në vitin 2016 pasi mori pjesë së bashku me bandën e tij të gjithë shqiptarë në një grabitje, ku e vdekur mbeti një 84-vjeçare. Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka. I treti, njihet si F. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I katërti, është identifikuar si një 29-vjeçar me mbiemrin B dhe është dënuar për trafikim droge. Ndërsa i arratisuri i 5-ë, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave. Siç kemi raportuar më herët, pasi kanë dalë nga qelia, ata janë larguar me një makinë të vjedhur.

Pasi kanë braktisur këtë mjet, tip furgon, ata kanë grabitur një tjetër makinë dhe ende nuk dihet asgjë për lokacionin e tyre. Ndërkohë, policia po vijon kontrollet në të gjithë territorin e vendit, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të të arratisurve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb