Një sulm me dron ka goditur një rezervuar lundrues të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në pronësi dhe operim të Shteteve të Bashkuara në Damietta të Egjiptit.

Sipas burimeve të sigurisë, në sulm janë përfshirë të paktën dy dronë, ndërsa raportime të tjera bëjnë me dije se janë shkaktuar zjarre në dy anije.

Rezervuari lundrues mban flamurin e Ishujve Marshall dhe incidenti përbën një sulm të pazakontë ndaj objekteve energjetike egjiptiane pranë Detit Mesdhe.

Autoritetet raportojnë se anijet e prekura janë larguar nga zona dhe pritet që operacionet në objektet e LNG-së të rikthehen pas verifikimeve të nevojshme. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët e sulmit apo dëmet e shkaktuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: