Në Kosovë kanë mbërritur sot dronët luftarakë “Skydagger”, pjesë e kontratës së nënshkruar vitin e kaluar me kompaninë turke Baykar. Bëhet fjalë për dronë kamikazë të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger FPV, të pajisur me mjete shpërthyese dhe të aftë për të goditur objektiva si të lëvizshëm ashtu edhe statikë.

Por ky zhvillim ka ngjallur reagime të forta nga Serbia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e cilësoi sjelljen e Turqisë si “të tmerrshme” dhe një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së Kosovës. Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin,” deklaroi Vuçiç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb