Departamenti Amerikan i Shtetit njofton se Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj “katër subjekteve iraniane dhe një individi të lidhur me zhvillimin, prodhimin dhe përhapjen e mjeteve ajrore pa pilot që regjimi” në Teheran. Sipas DASH, Irani i ofron Rusisë dhe partnerëve të saj këto mjete për të zgjatur konfliktin në Ukrainë dhe destabilizimin e rajonit.

Zëdhënësi i Departamentit Matthew Miller shpjegon se këto masa “janë lëshuar në lidhje me vendosjen e sanksioneve nga BE kundër individëve dhe subjekteve të përfshirë në industrinë iraniane të dronëve”.

Miller specifikon se masat e SHBA prekin katër subjekte të lidhura me kompaninë Rayan Roshd Afzar dhe një ekzekutiv të Organizatës së Industrive të Aviacionit të Iranit.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb