Dy persona u vranë në një sulm me dron ukrainas në rajonin jugperëndimor rus të Rostovit, thanë autoritetet lokale, duke cituar agjencinë e lajmeve Tass.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 54 dronë ukrainas gjatë natës në rajonet e Bryansk, Rostov, Oryol, Tula dhe Belgorod, mbi Krime, Detin Azov dhe Detin e Zi.

Një person u vra në qytetin lindor ukrainas të Dnipro dhe tre të tjerë u plagosën në qytetin verilindor të Kharkiv në sulmet ruse që goditën disa rajone të vendit gjatë natës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb