Rafineria e naftës Rosneft në Tuapse, në rajonin e Krasnodarit në jug të Rusisë, u sulmua gjatë natës nga dronë ukrainas, duke shkaktuar një zjarr në një nga ndërtesat e sigurisë, i cili u shua shpejt.

Sipas burimeve lokale në momentin që dronët u shkatërruan, mbetje dronësh ranë në territorin e rafinerisë, duke shkaktuar një zjarr që shpërtheu në ndërtesën e sigurisë, i cili u shuaj menjëherë.

Dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë nën kujdesin mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Rafineria e Tuapse, që ka kapacitetin të përpunojë 240,000 fuçi naftë në ditë, furnizon kryesisht Kinën, Malajzinë, Singaporin dhe Turqinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb