Zbardhen detaje nga arrestimi i 44-vjeçares Zyra Korra, e cila shantazhoi dhe i kërkoi një shumë parash një 39-vjeçareje.

44-vjeçarja nga Durrësi, shantazhonte shtetasen Sulltane D., duke i thënë se kjo e fundit “nuk kishte dokumenta të rregullta greke dhe se do të denonconte dhe se dokumentet do t’i digjeshin”.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se 39-vjeçarja nga frika u bë pre e saj duke i dhënë 5000 euro. Në kohën që ajo i kërkoi 50.000 euro atëherë ajo e denoncoi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: