Dua Lipa ka vazhduar me turneun e saj të koncerteve në Auckland të Zelandës së Re. Në këtë vend prej vitesh është shpërngulur Vesa Luma me Big Bastën dhe djalin e tyre, Lian. Këngëtarja ka shijuar nga afër performancën magjike të Dua Lipës pasi ishte e ftuara e speciale e familjes Lipa.

Ajo u shpreh e nderuar dhe tha se performanca e Dua’s ishte mahnitëse dhe shumë e fuqishme.
“Unë isha e nderuar të isha e ftuara e familjes së Lipës mbrëmë në #Auckland dhe dëshmova performancën më mahnitëse dhe më të fuqishme ndonjëherë. Përtej krenarisë për mbretëreshën tonë shqiptare @dualipa”, ka shkruar Vesa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb