SHBA

Pas lidhjes me Anwar Hadid, Dua Lipa është bërë pjesë e pandarë e familjes së tij, ndërsa kalojnë një pjesë të mirë të kohës bashkë. E për hir të së vërtetës marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili.

Yolanda dhe Dua duket se shkojnë për mrekulli, ku Nuk mungojnë fotot me njëra-tjetrën në rrjetet sociale dhe duket se të dyja përveç marrëdhënies nuse-vjehrrë janë edhe dy shoqe shumë të mira.

Ditën e sotme Yolanda feston ditëlindjen dhe sigurisht Dua i bëri asaj një urim publik. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto krah vjehrrës ku shkruan “Gëzuar ditëlindjen”.

Edhe Anwar ka ndarë një foto të para shumë viteve të së ëmës duke shkruar “Gëzuar ditëlindjen, Mama!” Ndërkohë, Gigi dhe Bella ende nuk e kanë uruar publikisht të ëmën.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: